Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet qendra tregtare në Mynih, raportohet për 3 viktima dhe shumë të plagosur

Sulmohet qendra tregtare në Mynih, raportohet për 3 viktima dhe shumë të plagosur
July 22
19:01 2016

Të shtëna me armë janë shënuar në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum” në Mynih të Gjermanisë. Operacioni policor është në proces, ndërkohë që raportohet për një sulmues dhe evakuimin e zonës, përcjell Blitz.al. Një sulmues ka qëlluar mbi njerëzit që ndodheshin në një kafene të qendrës tregtare dhe në një stacion hekurudhor, raporton agjencia e lajmeve “BR24” duke cituar dëshmitarët okularë.

Gazeta gjermane “The Sueddeutsche Zeitung”, e cila citon burime të policisë, raporton për tre viktima dhe shumë të plagosur. Forcat e sigurisë në vend janë alarmuar që pas sulmit të së hënës, ku një refugjat afgan 17-vjeçar plagosi disa persona me thikë. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e sulmeve të mëtejshme.

Ka raportime për të tjera të shtëna në sheshin Karlsplatz në qendër të Mynihut, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia.

#OEZ Take care! #München #Obacht Unbedingt auch #Tollwood #Odeonsplatz und #Stachus meiden

A video posted by RK (@rokame) on

Etiketimet
Shperndaje