Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të shtëna me armë në Louisiana, vriten tri policë

Të shtëna me armë në Louisiana, vriten tri policë
July 17
17:21 2016

Mediat amerikane bëjnë me dije se të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në zonën “Baton Rouge” në Luiziana (Louisiana) ku kanë mbetur të vdekur tri policë dhe janë plagosur disa të tjerë, ndër ta dy në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se atentatori është vrarë.

Autoritet policore bëjnë me dije se personi i armatosur ka qëlluar në drejtim të policisë, ndërkohë që nuk ende nuk dihen rrethanat e këtij sulmi, përcjell Blitz.al. Kjo ngjarje pason vrasjen e një të riu me ngjyrë nga policia më 5 korrik, vrasje e cila shkaktoi një sërë protestash në të gjithë SHBA-të, si dhe sulmin hakmarrës të një veterani ushtarak, i cili qëlloi për vdekje pesë policë në Dallas.

Komento
Etiketimet
Shperndaje