Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të shtëna me armë në Durrës, në kërkim dy autorët

Të shtëna me armë në Durrës, në kërkim dy autorët
August 18
11:48 2016

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë nisur hetimin për kapjen e dy personave, autorë të një sulmi me armë, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrotull të Durrësit.

Fatmirësisht, objektivi i sulmit, shtetasi A. H., 37 vjeç, ka mundur t’i shpëtojë sulmit. Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e auturëve.

Njoftimi i Policisë Durrës

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës  po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi:

Më 17.08.2016, rreth mbrëmjes, në fshatin Rrotull, Durrës, dy persona të paindentifikuar, të maskuar, kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të mjetit tip Volksvagen Tuarekë me targa AA 006 ML, me drejtues shtetasin A.H. 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe po shkonte te prindërit, banues në Rrotull.

Fatmirësisht, shtetasi në fjalë nuk është dëmtuar, por ka vetëm dëme materiale.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët bënë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në Nenet 78,22  dhe 278/2 të Kodit Penal.

Komento
Etiketimet
Shperndaje