Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të shtëna me armë, evakuohet aeroporti në Los Angeles

Të shtëna me armë, evakuohet aeroporti në Los Angeles
August 29
10:02 2016

Pas raportimeve të pakonfirmuara për të shtëna me armë, nisi evakuimi në aeroportin e Los Angeles-it. Terminali u mbyll menjëherë dhe fluturimet u anuluan. Policia lokale shkroi në Twitter se fatmirësisht nuk ka viktima, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes që shkaktoi panik tek udhëtarët.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale shfaq një person të ndaluar nga policia, por është e paqartë nëse ai është përgjegjës për zhurmën e shkaktuar nga të shtënat.

Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles-it renditet si i shtati aeroport më i ngarkuar në botë në aspektin e trafikut. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje