Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të rihapen hetimet për CEZ-in? Gjykata e Lartë mbyll debatin juridik KLSH – Prokurori

Të rihapen hetimet për CEZ-in? Gjykata e Lartë mbyll debatin juridik KLSH – Prokurori
October 24
12:57 2016

Nga Anduena Llabani

Me vendim unanim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të rrëzojë Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili kërkoi rihapjen e hetimeve për çështjen e CEZ-it, ministrin e Energjisë, Damian Gjiknurin, si dhe avokaten e Shtetit, Alma Hicka.

Në një padi dorëzuar prokurorisë, KLSH paditi ministrin Gjiknuri dhe znj. Hicka për një dëm prej 479 mln € shkaktuar shtetit. Pas hetimeve, prokuroria pushoi çështjen me argumentimin se nuk ka elementë të shpërdorimit të detyrës.

Por çështja për KLSH-në nuk do të përfundonte këtu. Ajo do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë, duke kërkuar rihapjen e hetimeve. Tashmë çështja e kallëzuar nga KLSH është një kapitull i mbyllur. Në seancë nuk u lexua asnjë vendim i arsyetuar.

Përfaqësuesit e KLSH-së nuk dhanë një deklaratë për mediat nëse do të ketë reagim apo hapa të mëtejshëm për këtë çështje.

Avokati Maksim Haxhia bëri një argumentim të detajuar në seancë, ndërsa tha se për të nuk legjitimohet KLSH që të bëjë ankime të tilla.

“Në ligj thuhet “i pandehuri” ose “shteti”. Gjykata nuk e pranoi kërkesën tonë, e gjykoi çështjen në themel dhe arriti në konkluzionin se prokuroria ka vepruar drejt për mbylljen e çështjes”, – tha Haxhia pas vendimit. Si avokatja e Shtetit Alma Hicka, ashtu edhe ministri Gjiknuri nuk kanë qenë prezent në gjykatë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje