Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Të qortohet Fleckeinstein!”-Presidentja e Forumit të Grave të PPE thirrje Parlamentit Europian

“Të qortohet Fleckeinstein!”-Presidentja e Forumit të Grave të PPE thirrje Parlamentit Europian
March 05
21:36 2019

Presidentja e Forumit të Grave të “European’s People Party”, Doris Pack ka reaguar ditën e sotme për situatën politike në Shqipëri. Ajo i ka drejtuar një kërkesë Parlamentit Europian, në lidhje me përfaqësuesin e tyre Knut Fleckeinstetin.

Sipas saj, ai dyshohet se ka bërë thirrje që kandidatët e Partisë Demokratike të pranojnë mandatet e djegura nga selia blu. Nëse kjo është e vërtetë, duhet që Parlamenti Europian të marrë masa.

“Nëse është e vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës së PD-së që të pranojnë mandatet, ky është akt i papranueshëm në favor të qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij.”- ka shkruar Pack në postimin e saj në Twitter.

 

Komento
Shperndaje