Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të plagosurit e aksidentit në Gjirokastër transportohen në Spitalin e Traumës. Identifikohen viktimat

Të plagosurit e aksidentit në Gjirokastër transportohen në Spitalin e Traumës. Identifikohen viktimat
July 24
16:50 2016

Tre prej personave që kanë mbetur të plagosur në aksidentin që ndodhi sot në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërkohë që pritet edhe transportimi i të plagosurve të tjerë. Ata u transportuan fillimisht në spitalin rajonal të Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është kërkuar ndihma e helikopterëve, përcjell Blitz.al.

Punonjësja e policisë me gradë Komisare, Albana Hasani, së bashku me vajzën e saj 9 muajshe janë dy prej viktimave të aksidentit. Ato ndodheshin në furgonin që u përplas me makinën me targa nga Zvicra ku ndodhej viktima e tretë, fëmija me iniciale L. L, 1 vjeç e gjysmë, nga Kosova. Në aksident u përfshinë furgoni me targa AA 760 LI me mjetin tip “Nissan” me targa zvicerane ZH 750960.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë një manovër e gabuar e drejtuesit të furgonit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje