Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjithë duan Messin, por kë do ai? Futbollisti tregon se kujt ia ka kërkuar fanellën

Të gjithë duan Messin, por kë do ai? Futbollisti tregon se kujt ia ka kërkuar fanellën
April 28
13:11 2017

Të kërkosh fanellën e një kundërshtari që mund ta kesh idhull është një veprim që futbollistët e bëjnë shpesh.

Kjo ndodh më së shumti kur ekipeve të vogla u rastis të luajnë në nivele të larta me ekipe që kanë miliona fansa, si dhe me futbollistë me prestigj në arenën ndërkombëtare.

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, gjendet shpesh përballë kërkesave të tilla nga kundërshtarët në fushë.

Dhe natyrshëm ai e ndërron fanellën me ta. I fundit ishte rasti kur 2 mbrojtësit italianë, Chiellini dhe Bonucci, i kërkuan fanellën, edhe pse e bënë të mos shënonte asnjë gol në 2 ndeshje.

Por vetë Messi nuk e ka zakon të kërkojë fanellat e të tjerëve. Përveç një rasti…

Vetë Messi ka thënë se i ka kërkuar vetëm një futbollisti fanelën.

“Nuk kërkoj fanella. Nëse është një argjentinas, e shkëmbej me të”,- tha ylli 29-vjeçar i Barcelonës, duke shtuar: “Nëse është dikush tjetër që më thotë, e ndërroj me të. Nëse jo, nuk kërkoj fanella të askujt. Ia kërkova dikur Zinedine Zidane”,- përfundon ai. /Blitz.al/

Shperndaje