Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Të gatshëm për luftë ndaj shqiptarëve! Kokërruarit dhe mjekrat e gjata maqedonase në aksion

Të gatshëm për luftë ndaj shqiptarëve! Kokërruarit dhe mjekrat e gjata maqedonase në aksion
April 09
11:30 2017

Protestat e fundit në Maqedoni ka nxjerrë në pah disa organizata ‘patriotike’, të cilat thonë se janë në gatishmëri ta mbrojnë atdheun me të gjitha metodat, përfshirë edhe ato të dhunshme.

Kjo i hap dilemat për legjitimitetin e tyre dhe rrezikun e veprimit të tyre, që mund ta destabilizojë vendin.

Maicat e zeza, kryqe të mëdha në gjokse, tatuazhet dhe mjekrat e gjata janë bërë shenjë dalluese e këtyre organizatave të ashtuquajtura patriotike.

Në emblemën e shoqatës maqedonase  “Metodia Patce” nga Ohri, e cila tashmë po promovohet në rrjetet sociale, shkruhet “VMRO” dhe “Liri ose vdekje”. Ajo përbëhet nga kokë skeleti, një pushkë, shtizë dhe një bombë.

Profesoresha Mirjana Najcevska sqaron se sipas kësaj embleme bëhet fjalë për një organizatë terroriste.

Ndërsa lideri i VMRO-së është shprehur se do të luftojë për forcimin e sektorit jo qeveritar. Ai ka ftuar popullin që të jetë në gatishmëri për mbrojtjen e Maqedonisë, shkruan INA.

Disa nga organizatat e ashtuquajtura patriotike në rrjetet sociale tashëm kanë paralajmëruar se do të mbrojnë atdheun me të gjitha metodat.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se nëse të njëjtat janë të regjistruara në mënyrë legale si organizata duhet të analizohet programet e tyre nëse janë apo nuk janë në pajtim me ligjin për organizata dhe fondacione në Maqedoni.

Share