Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit ngre qendrën e informimit

Të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit ngre qendrën e informimit
September 30
16:19 2016

Shqipëria do të ketë një qendër për informimin e të drejtave të njeriut. Ajo do të funksionojë si pjesë përbërëse e institucionit të Avokatit të Popullit. Qendra u prezantua gjatë një ceremonie ku ishte i pranishëm edhe vetë Avokati i Popullit, Igli Totozani, që e cilësoi këtë nismë si mjaft të veçantë.

Ai u shpreh se qendra ka për qëllim edukimin e brezave të rinj përmes informacionit dhe do të ofrojë shërbimet e saj për të gjithë studiuesit, mësuesit, studentët, shoqërinë civile etj., që kërkojnë informacion për të drejtat e njeriut.

“Kjo qendër dokumentacioni do të jetë e para në Shqipëri, modeste fillimisht, me 400 tituj. Qendra që do t’u shërbejë jo vetëm punonjësve të institucionit të Avokatit të Popullit, por studentëve, pedagogëve, kërkuesve në Universitetet e Shqipërisë, në Qendrat Kërkimore Shkencore, meqenëse ka këtë fokus të ngushtë të të drejtave të njeriut dhe që është një gjë e rrallë për Shqipërinë. Po punohet përditë për dixhitalizimin e materialit dhe për t’u përgatitur dhe kartat e anëtarësisë për të gjithë pedagogët, studentët, qytetarët, të cilët duan të përmirësojnë njohuritë e tyre mbi të drejtat e njeriut”,- është shprehur Totozani. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje