Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Të dhënat më të fundit nga tërmeti: U regjistruan 812 pasgoditje, 21 lëkundje vetëm gjatë natës së kaluar

Të dhënat më të fundit nga tërmeti: U regjistruan 812 pasgoditje, 21 lëkundje vetëm gjatë natës së kaluar
November 28
10:59 2019

Shqipëria vijon të ndjejë lëkundjet e tërmeteve, që prej mëngjesit të 26 nëntorit, kur u regjistrua tërmeti më i fuqishëm i dekadave me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave më të fundit të “IGJEUM”, në vendin tonë janë regjistruar plot 812 pasgoditje pas mëngjesit të së martës, një pjesë e të cilave kanë qenë mjaft të forta. Mbasditen e djeshme, një lëkundje me magnitudë 5.6 ballë tronditi Durrësin, Tiranën dhe disa qytete të tjera. Ndërkohë, “IGJEUM” sqaron se vetëm gjatë natës së kaluar janë shënuar disa lëkundje, më e madhja me magnitudë 4.4.

Ja të dhënat zyrtare të IGJEUM:

Nr total i pasgoditjeve – 812.
Nr total i ngjarjeve te lokalizuara-110.
Numri i ngjarjeve te lokalizuara gjate mbremjes se djeshme dhe mengjesit te sotem – 21, nder te cilat ngjarja me Magnitude me te madhe eshte ajo e ores 22:50:16 ose me orë lokale 23:50:16, me Magnitude = 4.4 te shkalles Rihter. 4 ngjarje kane qene me Magnitude mbi 4 dhe te tjerat nen 3.8.

/Blitz.al.

Burimi: Balkanweb

Share