Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësië: 105 të lënduar morën shërbim mjekësore,10 qytetarë ndodhen ende në spital

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësië: 105 të lënduar morën shërbim mjekësore,10 qytetarë ndodhen ende në spital
September 22
10:03 2019

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të përditësuar lidhur me qytetarët e lënduar, nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter dhe ata që e pasuan. Ministria thekson se 10 qytetarë ndodhen në observim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër ka lënë spitalet.

Sipas institucionit të shëndetësië, gjithsej kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, 75 prej të cilëve janë vendosur te “Trauma”, me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Ministria e Shëndetësië thekson se tani janë 7 qytetarë te “Trauma” dhe 3 në Spitalin e Durrësit, që vijojnë të marrin shërbim mjekësor.

Informacion i perditesuar:

MShMS: 10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene spitalet. Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.

Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share