Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të afërmit e viktimave të ISIS-it paditin rrjetet sociale: Po u jepni “mbështetje materiale”

Të afërmit e viktimave të ISIS-it paditin rrjetet sociale: Po u jepni “mbështetje materiale”
June 17
19:59 2016

A janë rrjetet sociale përgjegjëse ndërkohë që  terroristët i përdorin ato për rekrutim dhe propagandë?

Të afërmit e viktimave të vrarë nga anëtarët e ISIS-it kanë ngritur padi pikërisht ndaj rrjeteve sociale dhe njëra prej tyre ka qenë familja amerikane e Nohemi Gonzalez, e cila mbeti e vrarë pas sulmit terrorist në Paris nëntorin e kaluar.

Ata kanë ngritur padi ndaj Twitter, Facebook dhe Google këtë të mërkurë pranë gjykatës federale në Kaliforni. Familja i akuzon se po u japin “mbështetje materiale” terroristëve pasi ata përdorin pikërisht llogaritë në këto rrjete sociale si mjet për të përhapur propagandën ekstremiste dhe për tërheqjen e rekrutëve të rinj.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi më herët e veja e një kontraktori të SHBA-së i vrarë nga ISIS në Irak ka paditur Twitter në fillim të këtij viti. Megjithatë, ekziston një ligj në Aktin 230 të seksionit të Komunikimit që mbron faqet e internetit për fajet e përdoruesve të tyre. Ky ligj zakonisht është vënë në zbatim për rastet  e shpifjeve dhe jo terrorizmit.

Pavarësisht se si do  të përfundojë çështja, ata kanë nxjerrë në dritë një situatë të pakëndshme për mediat sociale: Rrjetet janë duke u përfshirë edhe më shumë  në akte terroriste.

Një shembull ka qenë edhe ai i pak ditëve më parë, kur një terrorist në Francë postoi “live” në Facebook pasojat e vrasjeve të tij.

Komento
Shperndaje