Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të afërm të shqiptarit që humbi jetën nga tërmeti: Do të vinin këto ditë për pushime

Të afërm të shqiptarit që humbi jetën nga tërmeti: Do të vinin këto ditë për pushime
August 25
09:24 2016

Një ditë më parë u bë i ditur lajmi se ndër viktimat e tërmetit me magnitudë 6.2 ballë, ishte dhe një shqiptar, rezident në Itali prej  15 vitesh. Të afërm të tij kanë bërë të ditur se ai emigroi në Itali para 15 vjetësh për një jetë më të mirë. Ishte i martuar dhe kishte dy vajza të moshave 5 dhe 3 vjec.

Mësohet se bashkëshortja e tij dhe vajza e madhe janë të lënduara nga tërmeti, por jashtë rrezikut për jetën. Të afërmit i bëjnë apel shtetit që trupi i Erjon Toros të sillet sa më shpejt në Shqipëri. Erjoni, djali i vetëm i familjes, i cili jetonte në Amatrice, kishte planifikuar që së bashku me familjen e tij të vinin këto ditë në Shqipëri për të pushuar.

Lajmi u bë i ditur nga burime të afërta të familjes dhe më pas u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje