Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taulant Balla në Bruksel, fare pranë shpërthimit

Taulant Balla në Bruksel, fare pranë shpërthimit
March 22
11:03 2016

Deputeti Taulant Balla, gjendet në Bruksel si kryetar  delegacionit të Shqipërisë për diskutime me anëtarë të tjerë të Bashkimit Europian. Por teksa janë mbyllur të gjitha zyrat e BE-së, Balla është kthyer në dëshmitar të sulmeve të bombave në Bruksel.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Balla ka bërë me dije se ka qenë shumë pranë shpërthimit dhe se ka shpëtuar për pak pa u ndodhur në vendin ku ka plasur bomba. Ai ka dërguar fotografi aktuale nga situata në Belgjikë.

“Brukseli nën sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva në stacionin e metrosë Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund të ishin fatale. Edhe aty shpërthim. Duhet më shumë forcë për të goditur terrorizmin. Janë të pabesë”,- ka shkruar Balla në Facebook.

Shperndaje