Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tatimet, industria e muzikës në betejë me qeverinë

Tatimet, industria e muzikës në betejë me qeverinë
July 01
09:57 2016

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka vendosur këtë javë të mos ndryshojë  sistemin e vendosur prej dekadash që u kërkon shoqërive të  grumbullimit ASCAP dhe BMI të licencojnë këngët për të gjithë  prodhuesit e muzikës në normë fikse.

Ky vendim vjen si pasojë e një rishikimi 2-vjeçar të çështjes nga ana e qeverisë federale për të shfuqizuar apo ndryshuar dekretet e miratimit të vëna në fuqi që në vitin 1941, që ndalojnë abuzimin nga ana e industrisë së muzikës.

Sipas sistemit aktual, qeveria federale ka vendosur që ASCAP dhe BMI- organizata amerikane e kompozitorëve, tekstshkruesve dhe producentëve – duhet të lëshojnë një licencë për çdo stacion radioje, restorant apo lloj tjetër biznesi që do të transmetojë muzikë në publik.

Departamenti i Drejtësisë i ka dhënë një tjetër goditje industrisë muzikore  duke bërë thirrje për licencim deri në 100%. Megjithatë është gjykata federale e SHBA ajo që do të miratojë apo jo dekretin e diskutuar.

Shperndaje