Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tashmë është zyrtare, Ronaldinho lë përfundimisht futbollin

Tashmë është zyrtare, Ronaldinho lë përfundimisht futbollin
January 17
14:52 2018

Muaj më parë u fol se Ronaldinho tashmë e kishte marrë vendimin dhe nuk do të ishtë më pjesë e futbollit. Por tani ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga vëllai i tij Roberto de Assis Moreira, i cili e ka dhënë lajmin gjatë një interviste për “O Globo”.

“Mbaroi, e ka lënë. Do të bëjmë diçka të bukur dhe të madhe pas Kupës së Botës në Rusi, ndoshta në gusht. Do të bëjmë disa ceremoni në Brazil, Europë dhe Azi. Sigurisht do të organizojmë edhe një ndeshje me kombëtaren e Brazilit” – ka thënë Roberto.

Që nga largimi i tij nga Fluminense, Ronaldinho nuk ka luajtur më në nivele të larta. Ronaldinho ka qënë një ndër legjendat e futbollit, ai u shpall kampion bote në vitin 2002 dhe gjithashtu fitoi Topin e Artë në vitin 2005.

Ishte triumfues në Champions League në vitin 2006 dhe në Europë ka veshur bluzat e tre klubeve: PSG (2001-2003), Barcelona (2003-2008) dhe Milan (2008-2011). /Blitz.al/

Shperndaje