Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

TAP, Rama: Po rishikojmë kontratën, përfitimi josimetrik

TAP, Rama: Po rishikojmë kontratën, përfitimi josimetrik
April 18
12:54 2016

Gjatë ceremonisë të zhvilluar ditën e sotme në ceremoninë e Mbërritjes së Trupave të Parë në Shqipëri, pranë Spitallës në Durrës, kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria ka hyrë në negociata me grupin e investitorëve për një përfitim simetrik.

Sipas tij, kontrata e nënshkruar fillimisht nga “Qeveria Berisha”, nuk ofron përfitime simetrike. Rama shpjegoi se shtetet e tjera në rajon, në të cilat kalon gazsjellësi përfitojnë më tepër nga kontrata me TAP krahasuar me vendin tonë.

“Kemi çelur negociatat për të marrë një përfitim simetrik, sepse vendet e tjera kanë një përfitim simetrik dhe ne jo. Jemi të kënaqur që TAP na ka dëgjuar për këtë shqetësim dhe që kanë negociuar për një përfitim simetrik”. Ky negocim do të mbyllet me sukses dhe përfaqësuesit e palës tjetër i falënderoj në raport me kërkesën sonë shumë legjitime”, u shpreh Rama.

Kryeministri e cilësoi këtë projekt si strategjik, i cili do të mundësojë edhe përfitime sociale. Ai përmendi gjithashtu edhe investimet e bëra në rehabilitimin e rrugëve dhe ndërtimin e urave, përfitimet e një pjesë të banorëve nga qiraja e tokës ku kalon gazsjellësi dhe investimet që TAP ka bërë në rehabilitimin e shkollave apo organizimin e fushatave për sigurinë.

Etiketimet
Shperndaje