Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tallja në Instagram, Braçe: Ta dija që e kishte Berisha, përgjigjja do të ishte më e rëndë

Tallja në Instagram, Braçe: Ta dija që e kishte Berisha, përgjigjja do të ishte më e rëndë
October 08
19:52 2016

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me një postim ofendues që i është bërë në Instagram nga administratori i një faqeje, i cili përgjigjen e Braçes ia ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pas postimit të Berishës, i cili ka publikuar “përgjigjen prej halabaku” të deputetit Braçe, ky i fundit ka reaguar në Instagram. Braçe shkruan se përgjigjja ishte e merituar, por po ta dinte se në këtë ofendim kishte gisht ish-kryeministri, përgjigjja do të ishte më e rëndë.

Më tej, teksa shkruan se nuk e tremb degradimi i Berishës, përkundrazi lutet ta shohë keq e më keq, i bën thirrje ish-kryeministrit të ndryshojë taktikë: “Edhe një herë Sali; siç e kërkon, ashtu do e kesh përgjigjen! Aaaa edhe një gjë: Ndërroje foton e profilit, ti je burrë konservator, nuk bën; edhe Trampi ka nisur të kërkojë ndjesë që i sheh gratë veç kështu, zhveshur dhe gati”. /Blitz.al/

Ky eshte profili ne Instagram qe “kam share nga nena”! Shikoni; Une nuk habitem me nga Panorama dhe nga ligesia qe e shoqeron, ardhur nga nje mal i madh me komplekse qe i zhyt keq e me keq! Poooo une jam i habitur per tjeter gje: NJE PLAK 72 VJEC QE KA ZBULUAR NE TE RLRJEDHUR TE TIJ RRJETET SOCIALE, SALI BERISHA, TE FSHIHET PAS PROFILEVE ME FOTO GRASH, TE CILAT I EKSPOZON KESHTU, CICA JASHTE!! Sali Berisha, edhe nje here!! Nderkohe historia qe tregon eshte ca me ndryshe! Si administrator, kryeredaktor apo provokator, dje, me ka postuar kete posterin se bashku me pyetjen: Erjon Brace ku e ke bibilushin? Natyrisht qe ketij profili qe shihni ne foto, me kete pyetje, ju pergjigja sic e kerkoi!! Ta dija qe kete e bente Sali Berisha, natyrisht qe pergjigja do ishte edhe me e rende. Se me thene te drejten, mua nuk me dhemb degradimi mendor i Sali Berishes, perkundrazi, jam lutur ta shoh keq e me keq, gjate e me gjate, te talkur e me te tallur, cdo dite. Shihni profilin qe ka, ky ne foto, dhe e kuptoni. Nderkohe, pasi mori pergjigjen qe meritonte per pyetjen we beri, ndryshoi fjaline qe shoqeronte postimin e “posterit” me nam. Edhe nje here Sali; Sic e kerkon, ashtu do e kesh pergjigjen!! Aaaa dhe nje gje; Nderroje foton e profilit, ti je burre konservator, nuk ben; edhe Trampi ka nisur te kerkoje ndjese qe i sheh grate vec keshtu, zhveshur dhe gati. E di qe e vuan rubriken e Meros, por duhet te durosh e ndryshosh!!

A photo posted by Erjon Brace (@erionbrace) on


Komento
Etiketimet
Shperndaje