Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taksitë në protestë kundër Erion Veliajt: “Nuk kërkojmë të na falenderojë askush për shërbimin , por nuk lejojmë asnjë këpucë të shkelë mbi ne”

Taksitë në protestë kundër Erion Veliajt: “Nuk kërkojmë të na falenderojë askush për shërbimin , por nuk lejojmë asnjë këpucë të shkelë mbi ne”
December 06
09:13 2017

Ditën e sotme, Sindikata Shqiptare e Taksive do të bëjë një protest kundër vendimeve arbitrare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Arsyeja e kësaj proteste është për çmimin e taksimetrave apo vitin e prodhimit të taksive që duhet të jenë në qarkullim.

Përmes një njoftimi sindikata u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të taksive si dhe qytetarëve të bashkohen, madje ajo akuzon Erion Veliajn se është duke favorizuar miqtë e klientët e tij.

“Sot jemi përballë faktit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës favorizon miqtë e tij, duke ulur çmimin e taksimetrit apo duke ndryshuar vitin e prodhimit pa marrë miratimin tonë apo të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Drejtuesit sot janë nesër nuk janë. Na tregon neve t’i tregojmë se ne kemi qenë dhe këtu do të jemi. Nuk kërkojmë të na falenderojë askush për shërbimin që ofrojmë, por as nuk lejojmë asnjë këpucë të shkelë mbi ne.”- thuhet në deklaratën e Sindikatës Shqiptare të Taksive./Blitz.al/

Shperndaje