Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taksisti zviceran, mllef ndaj shqiptarëve: “Nuk i marr më në makinë”

Taksisti zviceran, mllef ndaj shqiptarëve: “Nuk i marr më në makinë”
April 06
08:19 2017

Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee, një shofer zviceran taksie, i indinjuar, ka shkruar publikisht në Facebook se nuk pranon të transportojë më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish-Jugosllavisë. 55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe pa respekt, duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan media zvicerane “Blick”.

Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinj dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.

Ai kishte shkuar për të marrë një grup të rinjsh në Zyrih. “Kur arrita pas një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë”.

Pronari gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga”,- ka treguar i zemëruar zvicerani.

“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni”,- thotë taksisti zviceran.

Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook. Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Komento
Shperndaje