Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taksa për Rrugën e Kombit, ja sa do të paguajnë qytetarët nga 17 shtatori

Taksa për Rrugën e Kombit, ja sa do të paguajnë qytetarët nga 17 shtatori
September 04
13:21 2018

Duke nisur nga data 17 shtator, çdo drejtues makine që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë taksën e kalimit. Sipas Gazetës Shqiptare, çdo përdorues i kësaj rruge do të paguajë 660 lekë për çdo kalim.

Ndërkohë, për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekësh. Pagesa nuk do të bëhet më në monedhën europiane dhe banorët e zonës do ta kenë të reduktuar këtë taksë.

Tarifa e kalimit në këtë rrugë u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje.

Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë.

Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje