Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi Vuçiç – Biden, në fokus dialogu me Kosovën. Edi Rama, tjetër vizitë në Serbi

Takimi Vuçiç – Biden, në fokus dialogu me Kosovën. Edi Rama, tjetër vizitë në Serbi
August 16
19:49 2016

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mirëpritur ditën e sotme zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden. Pas zhvillimit të këtij takimi, ai është shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve janë drejt përmirësimit.

Kreu i Qeverisë serbe bëri të ditur se tema kryesore e takimit ishte marrëdhënia rajonale mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe integrimi europian i Serbisë në rrugën drejt BE-së.

“Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t’i ruajmë interesat tona nacionale. Për ne si Qeveri por edhe për mua personalisht nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombësve. Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë.”, është shprehur Vuçiç, përcjell “lajmi.net”.

Kryeministri serb bëri të ditur se një tjetër vizitë e kryeministrit shqiptar Edi Rama, është parashikuar të zhvillohet në Serbi. Vuçiç nuk dha detaje për ndonjë datë zyrtare, ndërkohë që as Qeveria Shqiptare nuk ka bërë publike ndonjë detaj lidhur me këtë vizitë.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje