Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi Shqipëri-BE, ambasadorja Vlahutin flet për çështjen “Tahiri”

Takimi Shqipëri-BE, ambasadorja Vlahutin flet për çështjen “Tahiri”
February 12
20:01 2018

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka folur për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri në sesionin e parë të takimit të 12 të Komitetit për Stabilizim Asociim.

E pyetur për këtë çështje Vlahutin është shprehur se është në pritje sa më të shpejtë të rezultatit të hetimeve.

“Presim që prokuroria të përfundojë hetimet dhe rezultatet të bëhen publike sa më shpejt. Heqja e mandatit të tij është përgjegjësi e Parlamentit. Kultivimi i kanabisit problem i hershëm, por ne i kemi kërkuar qeverisë që të luftojë drogën. Në 2017 pati ulje drastike të kultivimit të kanabisit ”, -tha Vlahutin.

Saimir Tahiri ish-ministër i Brendshëm është nën hetim si i dyshuar në  përfshirjen e rrjetit të trafikimit të drogës nga vëllezërit Habilaj të cilët po gjykohen nga drejtësia italiane.

Sakaq, Vlahutin ka theksuar se Shqipëria duhet të vijojë luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Komento
Shperndaje