Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi Renzi-Merkel-Hollande: Për një Europë më pak burokratike

Takimi Renzi-Merkel-Hollande: Për një Europë më pak burokratike
August 22
21:20 2016

Kryeministri italian Matteo Renzi, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande janë mbledhur së bashku për zhvillimin e një minisamiti për të diskutuar çështje si: emigracioni, terrorizmi dhe rritja ekonomike në Europë.

Në një konferencë për shtyp e zhvilluar në aeroplanmbajtësen “Garibaldi”, Renzi bëri thirrje për një Europë më pak burokratike. Ai u shpreh se kontinenti europian ka nevojë për të investuar në mbrojtje, arsim dhe kulturë.

“Ne kemi nevojë për të investuar në një politikë mbrojtjeje të përbashkët, në risi, në shkolla dhe kulturë. Europa është nëna e vlerave tona.”, është shprehur ndër të tjera Renzi.

Ky takim i tri liderëve zhvillohet pëpara takimit të BE-së në Bratislavë muajin e ardhshëm, ku Britania e Madhe nuk është e ftuar. /Blitz.al/

Komento