Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi në Kryesinë e Kuvendit, Rama s’merr pjesë, i bashkohet seancës

Takimi në Kryesinë e Kuvendit, Rama s’merr pjesë, i bashkohet seancës
July 21
12:10 2016

Pas fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Ilir Meta i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, i ndjekur nga dy ambasadorët. Mësohet se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, së bashku me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, me Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani janë duke zhvilluar një takim.

Në të marrin pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me negociatorin e opozitës Bylykbashin, përcjell Blitz.al. Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk i është bashkuar këtij takimi, por merr pjesë në seancën plenare që ka nisur tashmë pas pushimit të shkurtër.

Etiketimet
Shperndaje