Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi Meta-Basha, kryeparlamentari surprizon me 42 trëndafila blu

Takimi Meta-Basha, kryeparlamentari surprizon me 42 trëndafila blu
June 12
12:21 2016

Në hotel “Rogner” ka nisur rreth orës 11:10, takimi mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Siç ishte njoftuar edhe më herët ky takim do të kishte në fokus reformën në drejtësi.

Ajo çka ka habitur të gjithë është se kryeparlamentari Meta është shfaqur me 42 trëndafila blu për Bashën, sepse ky i fundit feston ditën e sotme 42-vjetorin e lindjes. Jo më kot, ai ka qenë i pari që është shfaqur në takim duke pritur Bashën për rreth 6 minuta.

Takimi është me dyer të mbyllura dhe vetëm pak minuta u lejuan kamerat e mediave të transmetonin takimin.

Ajo çka pritet është një deklaratë e të dyve nëse kanë arritur në konsensus për reformën në drejtësi dhe sigurisht reagimin e Bashës për surprizën e Metës.

Komento
Shperndaje