Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi me Merkel, Rama pranon kushtet e reja: BE më e ngurtë

Takimi me Merkel, Rama pranon kushtet e reja: BE më e ngurtë
September 13
17:25 2019

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Berlini pas takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, duke pranuar se Shqipërisë i duhet të plotësojë të tjera kushte për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se i gjithë procesi i integrimit është i kushtëzuar dhe bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, duke shtuar se duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera.

“Sigurisht nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte”, është shprehur Rama.

Ndërkohëekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, shkruan në “Facebook” se asnjë takim në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Ramën nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Komento
Shperndaje