Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi i Ramës me Merkel në Berlin. “Kryeni urgjentisht reformën në drejtësi! Jo status në dhjetor”

Takimi i Ramës me Merkel në Berlin. “Kryeni urgjentisht reformën në drejtësi! Jo status në dhjetor”
November 28
14:27 2016

Kryeministri Rama ka takuar kancelaren gjermane Merkel në Berlin.

Bëhet me dije se në takimin mes tyre u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjet politike të rajonit të Ballkanit, si dhe procesin e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë në BE.

Merkel, në konferencën e dhënë për mediat menjëherë pas takimit, tha se vendi ynë duhet të realizojë reformën në drejtësi si kusht i domosdoshëm për integrimin në BE.

Merkel shtoi se zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit, çka do të thotë se drita jeshile për integrim nuk mund të jepet në dhjetor të këtij viti.

Në fjalën e saj, Merkel përmendi edhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, e cila është shumë e rëndësishme për vijueshmërinë e negociatave dhe kusht për integrimin.

Takimi i kreut të qeverisë në Gjermani vjen vetëm pak ditë pasi deputeti Krichbaum i partisë së Merkel erdhi në Tiranë dhe përmendi boshllëqet e Shqipërisë dhe detyrat e saj në të ardhmen për të siguruar integrimin në Bashkimin Europian. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje