Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi Erdogan – Putin, Rusia e gatshme për rivendosjen e bashkëpunimit

Takimi Erdogan – Putin, Rusia e gatshme për rivendosjen e bashkëpunimit
August 09
16:30 2016

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar bisedime në Shën Petersburg (St. Petersburg) me homologun rus Vladimir Putin. Ky është takimi i parë që dy udhëheqësit e shteteve zhvillojnë që pas rrëzimit të avionit rus në Turqi nëntorin e kaluar. Veç kësaj, kjo është vizita e parë jashtë vendit që presidenti turk zhvillon që pas tentativës së grushtit të shtetit pak javë më parë, përcjell Blitz.al.

Mësohet se ka qenë Vladimit Putin ai që ka kontaktuar homologun turk pasditen e së premtes si përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Presidenti i Turqisë ka falenderuar Vladimir Putin për mbështetjen e shfaqur në përpjekjen për grusht shteti muajin e kaluar.

Nga ana tjetër, Putin ka deklaruar gatishmërinë e Rusisë për rivendosjen e bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me Turqinë. “Bisedimet tona do të mbulojnë të gjithë gamën e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke përfshirë rivendosjen e lidhjeve ekonomike, luftën kundër terrorizmit, etj”, është shprehur Putin. /Blitz.al/

Komento