Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takim 3 ditor në Korçë midis ministrit Bushati dhe homologut të tij Kotzias, ja çfarë do të diskutohet

Takim 3 ditor në Korçë midis ministrit Bushati dhe homologut të tij Kotzias, ja çfarë do të diskutohet
January 19
10:50 2018

Ministri i jashtëm i Shqipërisë  Ditmir Bushati do të zhvillojë një takim 3 ditor me homologun e tij grek Nikos Kotzias.Takimi do të mbahet në qytetin e Korçës dhe ministri grek pritet që të mbërrijë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës mesditën e sotme. U tha që pas mbledhjes që u mbajtë në Kretë që do të zhvillohet edhe një tjetër takim “kokë më kokë” midis ministrave.

Takimi do të jetë pa praninë e mediave por gjithsesi është mësuar se qëndra e bisedimeve do të jenë do të jenë çështjet e hapura dy palëshe. Ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje