Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tajlandë, misioni përfundon me sukses! 12 fëmijët dhe trajneri i tyre nxirren nga shpella shëndoshë e mirë…

Tajlandë, misioni përfundon me sukses! 12 fëmijët dhe trajneri i tyre nxirren nga shpella shëndoshë e mirë…
July 10
14:49 2018

Kanë kaluar dy javë që nga momenti që 12 fëmijët dhe trajneri i tyre mbetën të bllokuar në tunelet e përmbytura në Chiang Ra në veri të Tajlandës. Ama, fatmirësisht çdo gjë ka përfunduar me sukses sot, pasi vetëm pak çaste më parë zhytësit kanë arritur të shpëtonin të gjithë fëmijët dhe trajnerin e tyre.

Si fillim të dielën u shpëtuan vetëm 4 prej fëmijëve dhe ditën e djeshme 4 të tjerë, siç u raportua edhe nga mediat vendase.

Sot zhytësit kanë arritur të shpëtojnë edhe pjesën tjetër, të cilë janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi kishin qëndruar për disa ditë të bllokuar, në mungesë të oksigjenit e të ushqimit. /Blitz.al/

/Blitz.al/

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje