Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tajfuni godet Kinën: 13 persona humbin jetën, me dhjetra shpallen të humbur dhe 1 milion banorë evakuohen nga shtëpitë

Tajfuni godet Kinën: 13 persona humbin jetën, me dhjetra shpallen të humbur dhe 1 milion banorë evakuohen nga shtëpitë
August 10
12:12 2019

Të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë  janë shpallur të humbur pasi tajfuni Lekima goditi tokën lindore të Kinës – duke shkaktuar një rrëshqitje në tokë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ka goditur qytetin Wenling, midis Taiwanit dhe kryeqytetit të Kinës, Shangai.

Tajfuni goditi bregdetin në jug të Shangait rreth orës 1.45 të mëngjesit me orën lokale. Më shumë se një milion banorë u evakuan nga zona paraprakisht të tronditur .

Më shumë se 180 ekipe shpëtimi, 36,000 zjarrfikës dhe 8.400 motorë zjarri u vendosën në gatishmëri përpara rënies së tij në provincën Zhejiang.

Tajfuni ka bërë që të shemben mbi 200 shtëpi dhe ka dëmtuar 3,200 të tjerë.

Pamjet dramatike treguan se banorët në zonat me goditje më të mëdha u shpëtuan nga ujërat me rrjedhë të shpejtë që kishin përmbytur shtëpitë e tyre. 42 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Tani Lekima po shkon drejt veriut, përmes provincës Zhejiang dhe pritet të godasë Shangai, ku jetojnë më shumë se 20 milionë njerëz.

Share