Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri: Shqipëria do të jetë një vend më i sigurt

Tahiri: Shqipëria do të jetë një vend më i sigurt
September 23
15:55 2016

I pranishëm në inaugurimin e repartit të ri të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Vaqarr të Tiranës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u ndal te sistemi i kamerave të sigurisë që do të instalohen në rrugë.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se me miratimin e ligjit për masat shtesë, Shqipëria do të shndërrohet në një vend më të sigurt dhe si në çdo vend të botës do të fillohet me shkeljet e qarkullimit rrugor, si dhe me aspekte të sigurisë.

Ai theksoi se këto masa shtesë janë të detyruara të ndërmerren edhe nga institucionet arsimore dhe bizneset.

“Jemi shumë të angazhuar të vazhdojmë me kamerat e sigurisë, me sistemin teknologjik të kamerave të rrugës. Si në çdo vend të botës do të fillojmë edhe me shkeljet e qarkullimit rrugor edhe me aspekte të sigurisë që kanë të bëjnë me identifikimin teknologjik, të mjeteve, qytetarëve që konsumojnë vepra penale”,- bëri me dije ministri Tahiri. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje