Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri prezanton makinat elektrike: Harxhojnë sa për një kafe në ditë

Tahiri prezanton makinat elektrike: Harxhojnë sa për një kafe në ditë
October 05
13:06 2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka prezantuar sot makinat elektrike që do të ketë nga sot Policia e Shtetit. Në fjalën e tij, ai e cilësoi ndërmarrjen e kësaj reforme si të rëndësishme, e cila synon përmirësimin e shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe që ka shumë pak kosto.

“Ne besojmë se mënyra më e mirë për të rritur shërbimin e policisë ndaj qytetarëve është duke rritur kapacitetet e saj. Kjo nevojitet edhe me forcimin e kapaciteteve teknologjike dhe infrastrukturore.

Harxhojnë sa për një kafe në ditë, dhe kërkojnë shumë pa mirëmbajtje. Kjo është mbi të gjitha një kthesë e madhe në mentalitet, duke hapur një rrugë të re drejt makinave që kursejnë dhe mbrojnë mjedisin”, është shprehur ministry Tahiri.

Në fjalën e tij, Tahiri akuzoi Prokurorinë se po përbalt punën e Policisë së Shtetit, sikundër veprojnë opozita dhe media: “Fronti i së keqes ka shkuar shumë përtej se SHQUP-i, te media, edhe burime të Prokurorisë janë bërë si “Qytetari Dixhital”. Edhe sot e gjejnë të bëjnë diçka për të bërë punën pis të policisë.” /Blitz.al/

makina

Etiketimet
Shperndaje