Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri për Nishanin: “Në rresht pas SHQUP-it”

Tahiri për Nishanin: “Në rresht pas SHQUP-it”
April 22
16:34 2016

 

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pak minuta më parë nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “Facebook”, lidhur me akuzat e presidentit Nishani se ministri ka një dosje me informacione në tryezë, për policë e prokurorë të lidhur me grupe kriminale.

Ministri shkruan se nuk i vjen habi nga deklaratat e presidentit pasi ai është ushtari më i bindur i Berishës.

“Këto 2 vite kanë qenë mbi 2000 policë në  procedim disiplinor e penal për korrupsion, shumicën prej tyre ish-Ministri i Brendshëm sot President, i mbante në detyrë”, ka shkruar Tahiri.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të paekspozuarit”, presidenti Nishani u shpreh: “Në zyrën e ministrit të Brendshëm ka një informacion që në polici dhe prokurori, oficerë policie, janë të lidhur me grupe kriminale. Oficerë të caktuar janë të lidhur me organizata, në trafiqe”.

Në vijim gjeni statusin e plotë të Ministrit të Brendshëm si një përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga Kreu i Shtetit, Bujar Nishani.

 

Etiketimet
Shperndaje