Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tahiri për Bashën: “Fodull, nuk do ta doja as si komshi”

Tahiri për Bashën: “Fodull, nuk do ta doja as si komshi”
February 27
14:19 2017

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka firmosur sot peticionin për miratimin e reformës në drejtësi.

Duke folur më pas për mediat, Tahiri reagoi lidhur me deklaratat e kreut të opozitës, Basha, si dhe faktin që ndaj tij ka nisur një kallëzim penal.

“Nuk kam asnjë koment, institucionet bëjnë detyrën. Unë nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante apo qëndrimin fodull të këtij njeriu që nuk do ta pranoja ta kisha as komshi dhe jo më kryetar të opozitës”, – u shpreh ai.

Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se procesi i Vettingut është një proces që ndan dy botë, ata që duan dhe ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Për shqiptarët që duan një Shqipëri të drejtë,- tha Tahiri,- çështja kryesore është largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Hajde të bëhemi bashkë, të firmosim për reformën në drejtësi dhe për Vettingun në mënyrë që Shqipëria nesër të jetë më e drejtë. Ky proces ndan dy botë, të shkuarën që do ta mbajë drejtësinë peng dhe ata që duan një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë. Kjo është një betejë që do ta fitojnë pa diskutim ata që duan një Shqipëri më të drejtë, ata që duan një drejtësi që funksionon sipas ligjit. Të përjashtojmë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar është çështje e qytetarëve që duan një Shqipëri më të drejtë”, – tha Tahiri.

Në datën 25 shkurt, Policia e Tiranës ka referuar në prokurori materialet për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me thirrjet e tij publike për veprime të dhunshme ndaj qeverisë. /Blitz.al/

Share