Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri në Opinion: Unë nuk e kam kërcënuar Ramën. Nuk kam shkelur ligjin

Tahiri në Opinion: Unë nuk e kam kërcënuar Ramën. Nuk kam shkelur ligjin
October 19
21:25 2017

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo ka mbërritur në emisionin “Opinion” për të folur për përgjimet, akuzat dhe hetimet ndaj tij.

Kjo është hera e parë që Saimir Tahiri shfaqet në një intervistë televizive përball gazetarëve, pas daljes së përgjimeve nga Prokuroria italiane, akuzave nga opozita dhe deklaratave të kryeministrit Rama. Gazetarët e kanë pyetur nëse e ka kërcënuar Ramën se do e marrë me vete.

” Këto janë përralla. Unë nuk kërcënoj njeri. Unë kam bërë detyrën me aq sa konsideroja unë të drejtën. Sot kam shumë armiq. Sot nuk e kam shokë Ilir Metën sepse kështu zgjodha unë. Sot në PS ka shumë njerëz që i kam kolegë por jo sot.”- shprehet Tahiri.

“Unë nuk kam shkelur ligjin!”/Blitz.al

Shperndaje