Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri: Në çdo derë, rrugë e lagje për 112-ën

July 23
17:56 2016

...

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” disa momente nga aksioni më i fundit i Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për një informacion të rëndësishëm emergjence.

Uniformat blu në kryeqytet kanë trokitur nëpër dyert e shtëpive, kanë ndaluar qytetarët në lokale, rrugë e parqe për të shpërndarë kartën me numrin 112. Nisma në fjalë, synon të ndërgjegjësojë qytetarët në përdorimin e numrit të ri të emergjencës.

“Në çdo derë, rrugë e lagje për 112, numri yt i vetëm për çdo emergjencë. Policia që duam, për qytetin që duam, për sigurinë që duam. ‪#‎112numriyt”, shkruan ministri Tahiri bashkangjitur fotove.

Komento
Etiketimet
Shperndaje