Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri: Në 5 vjet janë vjedhur dhe grabitur 170 pika karburanti

Tahiri: Në 5 vjet janë vjedhur dhe grabitur 170 pika karburanti
October 24
13:35 2016

Nga Anduena Llabani

Propozimin e ministrit të Brendshëm për shtimin e masave të sigurisë në pikat e karburantit, për të shmangur rastet e grabitjeve të parave, operatorët e pikave me pakicë e shohin si një mundësi për rritjen e çmimit të karburantit. Këtë ata e justifikojnë me faktin se futja e makinerive të pagesave online do të ketë kosto shtesë për këtë sektor.

Nga ana tjetër, ministri Tahiri e rrëzon këtë pretendim pasi teknologjia, sipas tij, shmang punonjësit të cilët deri tani paguhen për shitjen e karburantit.

Ideja e ministrit të Brendshëm për shmangien e pagesave me lekë në dorë pas mesnatës në pikat e shitjes së karburantit me pakicë ka sjellë edhe reagimin e operatorëve të këtij sektori. Të mbledhur në një tryezë diskutimi me ministrin e Brendshëm dhe autoritetet e rendit në lidhje me marrjen e masave kundër grabitjeve, operatorët thanë se futja e makinerive për pagesat online mund të rritë çmimin e karburantit.

Një nga masat që do të ndërmerren është ajo e kamerave të sigurisë, ku sipas ligjit të ri do të kenë lidhje direkte me policinë.

Vetëm në 5 vjet janë vjedhur 170 pika karburanti dhe vetëm në 68 raste është arritur të zbulohen autorët, të tjerët vijojnë të jenë të lirë.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje