Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri: Ja si të shpëtojmë nga kanabisi

Tahiri: Ja si të shpëtojmë nga kanabisi
October 20
15:50 2016

Nga Anduena Llabani

Situata problematike e kultivimit dhe tregtimit të bimëve narkotike në Shqipëri duket se e ka detyruar qeverinë shqiptare të mendojë dhe propozojë për masa radikale. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në dalje për mediat, zoti Tahiri tha: “Do të propozoj që, sipas përgjegjësisë, konsumi dhe mbajtja e sasive për përdorim vetjak, të vijojë të jetë jo vepër penale; shitja mbi sasinë për përdorim vetjak do të dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg; kur flasim për sasi të mëdha, dënimi do të jetë nga 7 deri në 10 vjet.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për kultivimin e bimëve narkotike. Kultivimi në sasi të vogla të dënohet me 1 vit burg; kultivimi në sasi jo të vogla nga 1-3 vjet; ndërsa ai në sasi të mëdha, nga 5-10 vjet”. Ministri i Brendshëm tha se shpresonte këto masa do të sillnin rezultate parandaluese.

Tahiri tha se  masat do të synojnë që të godasin financuesit dhe organizatorët e kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike. “Nga njëra anë është puna për ndalimin e kultivimit dhe nga ana tjetër, ajo e parandalimit të trafikimit. Po luftojmë çdo përpjekje për trafikimin e lëndëve narkotike, veçanërisht nëpërmjet detit”,- tha ministri i Brendshëm./Blitz.al./

Komento
Shperndaje