Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri: Gjyqtari që pezulloi Çakon, ka liruar disa vrasës

Tahiri: Gjyqtari që pezulloi Çakon, ka liruar disa vrasës
June 08
12:30 2016

Një ditë pas vendimit të gjykatës për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë aktivitetit për 1-vjetorin e Komisariatit Dixhital, ministri e cilësoi Haki Çakon si një njeri të ndershëm, ndërsa gjykatësin që ekzekutoi vendimin, si të korruptuar, duke e akuzuar se ka liruar vrasës dhe përdhunues.

“Kush është gjyqtari që mori vendim për një njeri të ndershëm? Një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe mos përmbushje të detyrës. Liroi nga burgu të paktën 7 herë njerëz të akuzuar për vepra më të rënda penale, përdhunim, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhje me armë. Ky gjyqtar u shkarkua. Patrimtas, disa vite më pas kthehet prapë në detyrë. Po si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron nga burgu një përdhunues, vrasës?”, u shpreh ndër të tjera ministri.

Gjatë aktivitetit, Ministri i Brendshëm tha për Komisariatin Dixhital se është një përpjekje për të përfshirë qytetarët në denoncimin e rasteve kur shkelet ligji. “Kjo është përpjekja jonë për të përfshirë qytetarët, për të garantuar drejtësi dhe për t’i dhënë mundësinë të shohin se shkelësit e ligjit vihen para drejtësisë. Një reformë themelore duhet të zërë vend në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë. Komisariati Dixhital sot ka mbi 100 klikime në ditë, ka 100 denoncime.”

Komento
Etiketimet
Shperndaje