Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Superliga – Skënderbeu rrëmben vendin e parë. Ndalet Kukësi

Superliga – Skënderbeu rrëmben vendin e parë. Ndalet Kukësi
November 26
16:05 2016

Janë mbyllur 3 ndeshjet e para të Superligës shqiptare të futbollit për këtë javë.

Skënderbeu ka arritur të triumfojë në fushën e vështirë të Laçit, me rezultatin minimal 1-0, duke rrëmbyer kreun e klasifikimit. Për bardhekuqtë shënoi Liridon Latifi në minutën e 67-të të takimit.

Korçarët kanë arritur të përfitojnë edhe nga ndalesa e Kukësit në fushën e tyre përballë Tiranës, me rrjeta të paprekura 0-0.  Kuksianët janë përpjekur gjatë gjithë takimit të shënojnë përballë një Tirane të mirëvendosur në fushën e lojës, që ka ndryshuar tërësisht me ardhjen e Josës në krye të pankinës së bardhebluve.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës, Korabi ka marrë një pikë në barazimin 1-1 me Luftëtarin e Gjirokastrës.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje