Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Superliga shqiptare / Partizani ngec, Laçi bën detyrën

Superliga shqiptare / Partizani ngec, Laçi bën detyrën
November 05
18:23 2016

Në ndeshjet e radhës të Superligës Shqiptare ka pasur surpriza.

Pretendentët për titull të Partizanit nuk kanë shkuar më tepër se barazimi 1-1 në fushën e Luftëtarit të Gjirokastrës, ndërkohë që Laçi ka bërë detyrën duke mundur Korabin e duke e zhytur këtë të fundit në krizë.

Gjirokastritët kaluan të parët në avantazh me Bregun, ndërkohë që djemtë e Starovës u kundërpërgjigjën me Ibrahimin.

Për të kuqtë e kryeqytetit ky është barazimi i dytë radhazi në kampionat pas atij me Skënderbeun në Korçë pa gola. Tashmë Partizani ka 19 pikë, kurse Luftëtari 11.

Në ndeshjen tjetër, kurbinasit fituan jo pa vështirësi. Tashmë stoli i Mërgjyshit te dibranët është seriozisht në rrezik.

Ndërkohë është duke u zhvilluar ndeshja në Vlorë mes Flamurtarit e Skënderbeut, aktualisht në shifrat 1-0. Për vlonjatët ka shënuar Donjet Shkodra në minutën e 9-të. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje