Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Superliga shqiptare, Kukësi i pandalshëm, Tirana në krizë

Superliga shqiptare, Kukësi i pandalshëm, Tirana në krizë
February 05
17:26 2017

Kukësi ka arritur të fitojë sërish këtë javë ndaj durrsakëve të Teutës dhe duket se është i pandalshëm në krye të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka mundur sot jo pa vështirësi Teutën me rezultatin minimal 1-0, për të vënë në trysni ndjekësit, Partizanin dhe Skënderbeun, të cilët luajnë përkatësisht sot dhe nesër.

Edhe pse Teuta kishte shumë raste për të barazuar ndeshjen nuk ia doli dot mbanë.

Goli i fitores për kuksianët u shënua nga Emini në minutën e 37-të të pjesës së parë.

Ndërkohë që në Laç, vendasit kanë triumfuar përballë Tiranës po me rezultatin 1-0, me gol të sulmuesit ganez Emanuel Mensah, në minutën e 35-të.

Kështu konfirmohet edhe një herë kriza që po kalon Tirana, ku duket se problemet e fundit me tifozët dhe mungesa e tyre po ndikon keq te lojtarët.

Kryeqytetasit kanë pesë ndeshje që nuk shënojnë jashtë fushe dhe tani rrezikojnë të humbasin edhe vendin e katërt.

Është duke u luajtur Partizani-Vllaznia. /Blitz.al/

Shperndaje