Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Superliga/ Fiton, por nuk bind Skënderbeu. Barazojnë Vlora me Gjirokastrën

Superliga/ Fiton, por nuk bind Skënderbeu. Barazojnë Vlora me Gjirokastrën
November 20
16:44 2016

Superliga shqiptare e futbollit ka vijuar sot me 2 ndeshjet e radhës, ato mes Skënderbeut e Korabit, si dhe Luftëtarit e Flamurtarit.

Në Korçë, vendësit fituan minimalisht me  gol të James në fund të pjesës së parë. Por nuk shkëlqyen. Miqtë shënuan 1 herë në pozicion jashtë loje, si dhe një pozicion i dyshimtë ku topi nuk duket nëse ka kaluar ose jo portën e Shehit. Ndeshja u luajt pa tifozë, për shkak të dënimit të Skënderbeut që prej ndeshjes me Partizanin. Kjo fitore e mban të qetë edhe për këtë javë Agostinellin, e vendosur në qendër të kritikave për lojën jo të bukur që po bën Skënderbeu, në ndryshim total nga Skënderbeu i viteve të kaluara nën drejtimin e Josës.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Luftëtari e Flamurtari kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 në Gjirokastër.  Shënuan përkatësisht Rexhinalo e Galic. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje