Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet Universiteti Amerikan në Kabul, 12 viktima

August 25
11:43 2016

...

Zëdhënësi i Policisë së Kabulit, Basir Mujahid, ka bërë me dije se 12 persona mbetën të vdekur si pasojë e një sulmi të kryer gjatë natës në Universitetin Amerikan në kryeqytetin afgan.

Dy persona të armatosur që ishin ende në vendngjarje, janë vrarë gjatë një përplasje me armë me efektivët e policisë. Ndërsa sulmuesi i tretë mbeti i vdekur në momentin e shpërthimit të eksplozivit.

“Ishte një shpërthim i madh. Dritaret e klasës ranë në tokë.”, është shprehur një prej studentëve Ahmad. Ai së bashku me shokët e tij mbetën të bllokuar në një prej korridoreve të universitetit derisa ndërhyu një efektiv i sigurisë që i çoi drejt një dalje emergjente.

Ndër 12 të vrarët, renditen 7 nxënës, tre policisë dhe dy roje të sigurisë. Tridhjetë studentë mbetën të plagosur në sulmin, përgjegjësia e të cilës nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist.

Rreth 750 studentë ishin në kampus në çastin e shpërthimit, referuar të dhënave të zëdhënësit të sigurisë. Dy profesorë, një amerikan dhe një australian të këtij universiteti, u rrëmbyen në fillim të këtij muaji dhe vendndodhja e tyre vijon të mbetet e panjohur. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje