Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet stacioni policor në Armeni, një polic i vrarë dhe shtatë të marrë peng

Sulmohet stacioni policor në Armeni, një polic i vrarë dhe shtatë të marrë peng
July 17
15:19 2016

Një grup personash të armatosur kanë sulmuar stacionin policor në Erevan, kryeqytetin e Armenisë. Një polic ka humbur jetën si pasojë e të shtënave ndërkohë që shtatë të tjerë janë duke u mbajtur peng. Sulmuesit kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë, shkruan gazeta “CivilNet”, transmeton Blitz.al.

Konkretisht, kërkohet lirimi i opozitarit Jirair Sefilian dhe i disa të arrestuarve të tjerë, të cilët kanë kritikuar ashpër presidentin Serge Sarkisian dhe mënyrën si ky i fundit ka trajtuar konfliktin në rajonin Nagorno-Karabakh.

“Të dashur miq, qytetarë, komb armen, sapo ka filluar. Ne jemi duke e bërë këtë për ju. Dilni në rrugë!”, shprehen në video anëtarët e organizatës përgjegjëse për sulmin. Shërbimi Kombëtar i Sigurisë në Armeni lëshoi një deklaratë ku akuzon mbështetësit e grupit për “dezinformim përmes mjeteve të komunikimit masiv”. Shërbimi gjithashtu deklaroi se është në negociata e sipër me grupin që sulmoi stacionin policor në Erevan. “Çdo veprimtari e paligjishme do të frenohet. Autorët do të neutralizohen dhe do dënohen në bazë të ligjit.”, thuhet në deklaratë. Mësohet se deri tani janë liruar vetëm dy pengje.

Etiketimet
Shperndaje