Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet Radio Televizioni i Kosovës, Haliti: Akt i shëmtuar

Sulmohet Radio Televizioni i Kosovës, Haliti: Akt i shëmtuar
August 23
09:17 2016

Radio Televizioni i Kosovës është bërë shënjestra e një sulmi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se një granatë dore ka shpërthyer tek transmetuesi i valëve të RTK-së.

Në çastin e shpërthimit, në godinë ndodheshin gazetarë dhe punonjës të stafit që fatmirësisht nuk janë lënduar nga shpërthimi, por vetëm janë tronditur. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimin për zbardhjen e këtij sulmi.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka cilësuar këtë akt si të shëmtuar, një akt i rëndë që cenon lirinë e mediave.

“Ftoj organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë akt, kurse autorët të marrin dënimin e merituar, në përputhje me ligjet në Kosovë.”, ka shkruar ai ndër të tjera në “Facebook”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje