Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet një club gay në Florida, 50 të vdekur

Sulmohet një club gay në Florida, 50 të vdekur
June 12
21:21 2016

Në një club nate homoseksualësh “Pulse Club” në Orlando, Florida janë vrarë të paktën 20 persona dhe janë plagosur rreth 42 të tjera. Policia e Orlando-s  ka arritur të hyjë 3 orë pas të shtënave dhe ka vrarë të armatosurin, i cili kishte marrë peng njerëzit në club. Mendohet të ketë qenë  një akt terrorist.  Sipas FBI-së sulmuesi kishte prirje drejt “ideologjisë radikale islamike” por nuk është ende e qartë në qoftë se ishte një rast terrorizmi i brendshëm apo ndërkombëtar.

Një prej pjestarëve të këtij clubi ka thënë se ka patur më shumë se 100 njerëz që festoni. U dëgjuan të shtëna dhe shiheshin trupa të përgjakur në tokë. Ai dhe një grup i vogël kishin gjetur një dalje dhe kur sulmuesi kishte ndaluar për pak kohë ata kishin arritur të dilnin. Çdo gjë kishte ndodhur pa u kuptuar dhe policia ka dërguar një ekip për të qetësuar gjendjen.

Por deri tani ka shkuar në 50 numri i viktimave dhe kjo është shumë emergjente për Floridën.

Etiketimet
Shperndaje